Ndihma juridike falas, 178 qytetarë kanë përfituar gjatë këtij viti në Korçë

178 qytetarë kanë marrë ndihmë juridike falas gjatë këtij viti në qytetin e Korçës. Kjo ndihmë ofrohet nga Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore nga juristë të specializuar.
Kryesisht këtë ndihmë kanë të drejtë ta përfitojnë personat në pamundësi ekonomike, viktimat e dhunës në familje, fëmijët e mitur, personat me aftësi të kufizuar, si dhe disa kategori të tjera në nevojë:
Ndihma ligjore falas mund të merret edhe online përmes platformës juristionline.al, ose të shkarkohet si aplikacion.
Kjo zyrë e cila varet nga Ministria e Drejtësisë është çelur në dhjetor të vitit 2022 dhe vitin e kaluar i ka shërbyer 338 qytetarëve.
/rtsh.al/