E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihma ne zonat veriore te vendit

Vazhdon pa u ndalur operacioni në ndihmë të banorëve që ende janë të bllokuar nga dëbora dhe kanë vështirësi për sigurimin e jetës në disa komuna dhe fshatra të zonave veriore, verilindore dhe juglindore të vendit. Kështu, në orët e para të ditës së djeshme janë nisur për në zonat e bllokuara nga dëbora tre mjete transporti të Brigadës Logjistike të ngarkuara me 500 pako ndihma ushqimore të siguruara nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane me qendër në Tiranë.

Më konkretisht, njjë mjet tip “Saurel” ka transportuar 200 pako ndihma ushqimore drejt komunës Grykë - Çaj të Kukësit. Një mjet tjetër tip “Saurel” me 100 pako ndihma ushqimore është nisur drejt fshatit Progër të komunës Gorë, të qarkut të Korçës. Një mjet i tipit “Benz” i ngarkuar me 200 pako ndihma ushqimore është nisur drejt rrethit të Tropojës.

Të tre këto mjete në orët e pasdites kanë mbërritur në destinacionet e përcaktuara dhe kanë dorëzuar ndihmat e dhëna nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane autoriteteve lokale të komunave përkatëse.   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›