E Diel, 1 Nëntor 2026

Durresi shansi juaj per te pare resortet e plazheve te Adriatikut

Porti shqiptar i Durrësit renditet i pari ndër tetë portet turistike të reja emocionuese për t’u eksploruar. Është “The globe and mail” ajo që u ka sugjeruar turistëve për këtë vit qytetin bregdetar të Durrësit si të parin në këtë toplistë. “Durrësi në Shqipëri është shansi juaj për të parë resortet e plazheve të Adriatikut, të cilët prej vitesh janë ruajtur si territore të mbyllura nga elita e vendit. Qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë ëshë një start i dobishëm për ture në bregdet dhe kështjella”, shkruhet në këtë ëebsite. Në mënyrë të përmbledhur raportohen dy dimensione të turizmit shqiptar bregdetin, por dhe mundësinë për të zbuluar turizmin kulturor shqiptar. Porti i dytë është në Austraili, dhe i treti në Lituani. Më pas renditen deri në vendin e 8-të portet në Togo, Maltë, Alaskë, Greenlandë dhe Kinë. Vitin e shkuar Shqipëria u rendit ndër dhjete destinacinet më të bukura për t’u vizituar nga prestigjozja “Lonely planet”. Bukuritë e plazheve, alpeve dhe monumenteve të kulturës në Shqipëri kanë pasur jehonë në media të ndryshme ndërkombëtare. Statistika flet se në vitin 2004 Shqipëria priti 300 mijë turistë dhe vizitorë sëbashku. Ndërsa në vitin 2011 kjo shifër shkoi në 4.1 milionë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›