E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia lejon prishjen e rrugeve

Është e vështirë për banorët e kryeqytetit që të ecin në asfalt. Tirana ka rrugë ku nuk është hedhur asnjë lopatë beton elektoral, por ka dhe shumë të tjera që edhe pse u kane marrë miliona para taksapaguesëve shqiptarë përsëri janë problematike për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët. Në disa raste ndodh për shkak të punimeve të dobëta, por në të shumtën e rasteve janë subjekte të ndryshme private apo shtetërore ata që i rihapin, sepse duhet të shtrojnë gjithfarësoj kabllosh. Këto investime të vonuara, bëhen në rrugë të rikonstruktuara më parë. Edhe pse subjektet apo ndërmarrjet përkatëse duhet ta kthejnë në gjendjen e mëparshme, një gjë e tillë nuk ndodh. Përfundimi: Para të hedhura dëm në rrugë ku gropat dhe pellgjet e ujit mbeten të hapura.
Deri më sot as institucionet e pushtetit qendror dhe atij vendor nuk i kanë ushtruar të gjitha kompetencat ligjore mbi këto subjekte apo ndërmarrje, private apo shtetërore, të cilat me lejen e tyre kanë kryer investimet, por pa e zbatuar deri në fund kontratën. Ata qe vuajnë pasojat, janë vetëm qytetarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›