E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihma për Qipron, ministrat e Financave të Euros takim për krizën

protesta-beDublin- Ministrat e Financave të Eurozonës takohen të premten për të finalizuar një bailout për Qipron mes lajmeve se vendi ka nevojë për më tepër para sesa mendohej.

BBC-ja raporton se takimi në Dublin do të shqyrtojë se si Qiproja mund të rrisë kontributin e saj për shpëtim duke bashkëpunuar me Bashkimin Evropian dhe FMN-në.

Kostoja e shpëtim është rritur në 23 miliardë Euro sipas kreditorëve Qipros. Ndërkohë, Qipro vruikontrollet e kapitalit muajin e kaluar.

Në mënyrë që të sigurojë 10 miliardë euro nga BE-ja dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Qiproja do të duhet të gjejnë 13 miliardë eurot e mbetura, rreth 6 miliradë euro më shumë sesa mendohej më parë.

Ministri i Financave i Luksemburgut, Luc Frieden, tha të premten se Evropa dhe FMN-ja nuk mund të rritin 10 miliardë eurot e pjesës së tyre të shpëtimin. Të enjten vonë, një zëdhënës i qeverisë qipriote ka konfirmuar se një opsion për mbledhjen e fondeve duke shitur disa prej rezervave të arit të vendit po konsiderohej si mundësi.

Sllovenia, e cila ka miratuar monedhën euro në vitin 2007, ka qenë e detyruar për të rikapitalizuar bankat e saj kryesore dhe ekonomia është në vështirësi.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›