Himara, studentet e mbijetuara në protestë: Sigma, të na japë paratë
Elbasan- Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar studenet e mbijetuara nga tragjedia e Himarës kanë dalë sot në protestë për marrjen e dëmshpërblimit që u takon nga kompania e sigurimeve ‘SIGMA’.
Pas bërjes mediatike të çështjes së dëmshpërblimeve të të mbijetuarave të tragjedisë së Himarës, studentet e mbijetura në aksidentin fatal thanë për Gazetën Online IDEA se kompania e sigurimeve SIGMA i ka kontaktuar në telefon dhe u ka kërkuar që nesër të paraqiten pranë zyrave të kësaj kompanie në Tiranë, ku të njihen me shumën e dëmshpërblimit që u takon.
Sipas tyre kompania u ka thënë se përfitojnë vetëm 10 milion Lekë për person (të vjetra), ndërkohë që fondi është 1 miliardë e gjysmë Lekë. “Ata po tallen, nuk e pranojnë këtë shumë”,-thanë studentet për IDEA-n.
‘Ne nuk e pranojmë këtë shumë dhe do të bëjmë një ankesë ku do të kërkojmë rivlerësim të shumës që na takon”,-tha studentet për IDEA-n.
Më herët Prefekti i Elbasanit Shefqet Deliallisi ka dalë në mbështetje të studenteve për dëmshpërblimin që u takon nga kompania e sigurimeve. Ai ka ka dhënë një pronocim për mediat se dëmshpërblimi që u takon atyre duhet të jepet sa më shpejt.
Gjithashtu Deliallisi ka deklaruar se Qeveria Shqiptare 10 ditë pas aksidentit ka akorduar një fond të posaçëm që u shkoi në ndihmë familjeve të studenteve që humbën jetën dhe atyre që i mbijetuan aksidentit.
Deklarat e prefektit erdhen pas një prononcimi për mediat, të studenteve që i mbijetuan aksidentit të 21 majit 2012 në Himarë, të cilat kërkuan që kompania e sigurimeve t’i dëmshpërblejë sipas ligjit.
Ndërkaq që edhe Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve i ka dorëzuar një kërkesë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare që të trajtojë me urgjencë rastin e mosdëmshpërblimit nga Kompania e Sigurimeve SIGMA sh.a. të viktimave të tragjedisë së Himarës.
Ja edhe kërkesa e plotë:
“Të nderuar Zonja dhe Zotërinj
Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve Ju paraqet këtë ankesë ndaj Kompanisë së Sigurimeve SIGMA SH.A. për mos kryerje të dëmshpërblimit ndaj studentëve të aksidentuar një vit më parë në 21 Maj 2012 në aksidentin e Himarës vendi i quajtur Qafa e Vishes, prane Vunoit, aksi kombetar Vlore-Himare. Nje ekspedite studentesh me dy autobuse te Universitetit Aleksander Xhuvani ne Elbasan, te deges Gjuhe-Letersi, ishin nisur per udhetim drejt Sarandes. Nje prej autobuseve, ne defekt teknik dhe pakujdesi te drejtuesit, del tek kthesa e rrezikshme dhe perfundon ne nje humnere prej te pakten 50 metrash. Ne mjet ishin 39 persona, nga te cilet shoferi dhe i fejuari i nje prej studenteve dhe te tjerat ishin te gjitha vajza studente. Per pasoje mbeten te pajeta 11 studente, drejtuesi i autobusit dhe i fejuari i njeres prej vajzave, ndersa u plagosen 26 te tjerat, nga te cilat kater ne koma. Dy prej vajzave paten nevoje per trajtim jashte vendit dhe u derguan ne Austri, ku dolen nga gjendja e komes dhe u rikthyen ne Shqiperi.
Studentet e mbijetuara nga aksidenti tragjik i Himares, me 21 maj te vitit te kaluar, denoncojne skandalin e refuzimit te demshperblimeve nga kompania e sigurimeve SIGMA, qe u detyrohet 150 milione leke ne total, ndersa paralajmeruan nisjen e protestave dhe greves se urise. Te mbledhura para Universitetit Aleksander Xhuvani ne Elbasan, diten e djeshme, perfaqesia e vajzave qe i shpetuan vdekjes, ndryshe nga 11 shoqet e tyre, lexuan nje deklarate drejtuar institucioneve shteterore te vendit. Letra u lexua nga studentja Blerina Cereni, e cila theksoi se prej muajit shtator te vitit te kaluar kur kemi dorezuar dosjet, kompania SIGMA na refuzon demshperblimet qe na takojne per te ndjekur kurat e terapive mjekesore, duke na kerkuar te tjera dokumentacione. Ne apelin e tyre, 26 studentet iu drejtuan per ndihme qeverise, Ministrise se Drejtesise dhe Avokatit te Popullit, qe te nderhyjne per zgjidhje te shpejte dhe ligjore. Ne te kundert ato paralajmeruan nisjen e protestave dhe me tej masen ekstreme te greves se urise.
Sipas deklaratës Kane kaluar 11 muaj nga aksidenti i ndodhur ne Qafen e Vishes ne Himare, dhe nuk kemi marre asgje. Kompania e sigurimeve na detyrohet 1,5 miliarde leke te vjetra. i bejme thirrje ministrit te Drejtesise, Avokatit te Popullit dhe kryeministrit, ta shohin me rigorozitet ceshtjen, pasi kemi nevoje per parate, me qellim qe te ndjekim kurat e nevojshme, tha studentja Cereni, nje prej te mbijetuarave. Me tej sqarohet per mediat se dosjet e te gjitha vajzave te mbijetuara qe u kuruan per plage te ndryshme nga aksidenti tragjik, jane dorezuar sipas rregullave. Ne muajin shtator, sipas procedurave, kemi mbyllur dosjet ne kompanine e sigurimeve. Por kur prisnim te merrnim demshperblimet, kompania zvarrit ceshtjen dhe na kerkon vertetime shtese dhe ekspertiza mjeko-ligjore aktuale, apo pretendon mangesi. Kompania nuk po ploteson detyrimet qe ka, shprehen vajzat.
Për këto arsye, ZMK i drejtohet Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare për të shqyrtuar këtë ankesë ndaj kësaj kompanie dhe për të organizuar një seancë dëgjimore ku të shqyrtohet kjo çështje si një rast i rëndë dhe i papranueshëm dhe preçedent i rrezikshëm për standardet e sigurimeve në Shqipëri”.
Me respekt
Av. Altin Goxhaj
Drejtor i ZMK