Dritëhija e mitit Theçer
TIRANE-Nofka “Zonjë e hekurt”, me të cilën më pas e thërriste gjithë bota, Margaret Theçerit, nuk ia dha ndonjë revistë mode, por organi i Ushtrisë së Kuqe, burra që e hanin barutin me grushte dhe kishin shtrirë perandorinë e rusëve nga akujt e veriut deri në shkretëtirat e Afganistanit. Ishte nderi i armëve ndaj një kundërshtareje, e cila nga vendosmëria dhe këmbëngulja në ndjekjen e qëllimeve të saj, bëri emër.
Në një ishull që kishte provuar të gjithë llojet e politikanëve, në vitin 1979, vështirë se mund të pritej një risi. Ndryshimi erdhi me pamjen e një femre, me prejardhje jo të zakontë nga ajo ku politika angleze merrte establishmentin e saj. Një demokraci shekullore si Anglia, ka ndarje shtresore të pashkruar, më rigoroze se kastat indiane. Por vajza e dyqanxhiut kishte ambicie dhe karakter. Ishte nëntë vjeç kur pas fitores së një çmimi në shkollë, u drejtohet të pranishmëve: “Nuk kam qenë me fat, e meritoja”, me sigurinë e njeriut që fatin e ka shërbëtor dhe jo udhëheqës të jetës. Pesëdhjetë vjet më vonë, në një fjalim citonte: “Në politikë nëse do të thuash diçka, lërja një burri ta thotë, nëse do që të bëhet diçka, jepja një gruaje ta bëjë”. Ishte ndërkohë kryeministre e Britanisë së Madhe, për herë të parë në historinë e perandorisë.
Kur hyri për herë të parë në zyrën kryeministrore, rievokoi fjalët e shën Françeskut: “Ku ka mosmarrëveshje, të sjellim harmoninë; ku ka gënjeshtër, të sjellim të vërtetën; ku ka dyshim, të sjellim besimin; ku ka dëshpërim, të sjellim shpresën”. Tridhjetekatër vjet më vonë, “Daily Mirror”, në ditën e vdekjes, në faqen e parë, lajmërimin e shoqëronte me foton e saj të titulluar: “Gruaja që ndau një komb”.
Në qeverisjen njëmbëdhjetëvjeçare, beteja e parë e madhe ishte ajo e Falklandit. E para pas një procesi dekolonializimi, që kishte shoqëruar perandorinë pas luftës. Ishte fenomen që britanikët e shikonin të natyrshëm, pasi kishin qytetëruar botën për dyqind vjet. Por sfida vinte nga një diktaturë e botës së tretë, e cila kishte harruar të thoshte fjalën magjike: “Të lutem!”. Gjysmë globi larg, ushtria e Madhërisë së Saj, e komanduar nga një femër, ringjalli krenarinë e armëve britanike. “Britania është rishtas e Madhe”, iu drejtua ushtarëve që ktheheshin nga lufta.
Betejën e dytë të madhe e pati me sindikatat e minatorëve. Të famshmet Tradeunion, ku kishin kontribuar Marksi dhe Engelsi, ishin fuqia-hije që kondiciononte jetën e ishullit. Një vit grevë e minatorëve, e shoqëruar me trazira sociale, ku dokerët e porteve përkrahnin minatorët, shoferët e kamionëve rriheshin me dokerët, huliganët e stadiumeve ndiznin weekendet e qyteteve, ngjante se do ta fundosnin ishullin, dhe Theçer do ishte kapiteni i fundit i muzgut të perandorisë së madhe, që do gdhihej kryetare e një shteti të zakonshëm të kontinentit. Gruaja rezistoi dhe sindikata kapitulloi. Në fakt, ishte globalizmi që po shpërbënte një Angli konservatore. Margaret ishte veçse ekzekutorja. Pati intuitën të kuptonte kahun e kohës dhe përgatiste ekonominë britanike për sfidat që vinin. Karboni dhe çeliku prodhoheshin më lirë në Indi dhe Kinë. Ende dhe sot, qytetet që dikur mbaheshin me metalurgjinë dhe tekstilet, nuk ia falin.
Theçer ishte konservatore klasike. Urrente komunizmin dhe të majtën. Në terminologjinë e saj, kishte fraza staliniane si “duhet të ruhemi nga armiku i jashtëm, por më shumë nga ai i brendshëm”. Mike e Pinoçetit dhe e afërt me aparteidin e Afrikës së Jugut, ngjan se vetëm lindja në një vend me tradita si Britania, e kishte frenuar të ishte diktatore. Ishte ndërkohë shtrati i Prokustit, ku e majta laburiste harroi marksizmin, u reformua dhe zbuloi rrugën e tretë të fitores dhe Tony Blair-in.
Theçeri ishte luftarake, provokatore, e pamëshirë në fjalë dhe vepra. Dinte të ngjallte emocione të forta. Duke qenë inteligjente, ishte edhe më e hidhur. Sindikatat nuk ia falën kurrë humbjen. E majta, gjashtëmbëdhjetë vitet në opozitë. Por Ken Livingston, ish-kryebashkiak i Londrës dhe armik për vdekje i saj, i quajtur ndryshe “Keni i kuq”, e vlerëson pasionin që kishte në ndjekjen e bindjeve. Dhe është konseguenca për të ndjekur parimet, qëndrueshmëria, lufta për të arritur objektivin, ajo për çka do të mbahet mend në vitet që vijnë, në një botë që gjithnjë e më shumë mbushet me politikanë që kthejnë pallton nga të fryjë era.
Çerek shekulli më pas, shumë rishtarë të politikës duan të identifikohen me të. Por Magi nuk krijoi asgjë të re. Ishte ambicioze, e drejtpërdrejtë, e vendosur në arritjen e qëllimit, e sinqertë në bindjet e saj. Veproi në një Britani me tradita të forta dhe pioniere e kapitalizmit, por që kishte marrë të tatëpjetën. Skena botërore sundohej nga prezenca e dy blloqeve ideologjike. Fenomeni Theçer, mund të ndodhte vetëm në Britani dhe në kushtet specifike të kohës. Kush përpiqet ta imitojë në vendin e saj, nuk ka stofin dhe as rrethanat vendore dhe botërore që e bënë të mundur. Kush përpiqet jashtë, është vetëm surrogato.
Njëmbëdhjetë vjet pasi kishte lënë rezidencën kryeministrore në Downing Street-10 dhe ishte tërhequr në jetën private, gjatë një fjalimi si e ftuar në një mbledhje të konservatorëve të Plymuth-it, iu drejtua publikut: “Dukej që po më prisnit, pasi duke ardhur për këtu, kalova pranë një kinemaje, e cila kishte një afishe ku shkruhej ‘Rikthimi i Mumjes’”. Duke shkaktuar të qeshura në sallë me aluzionin midis moshës së saj dhe filmit me të njëjtin titull. Politika përveçse qeverisje, është edhe stil. Margaret i kishte të dyja.