E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihma ushqimore për 4800 familje në zonat e përmbytura

Jane rreth 4800 familje qe jane identifikuar deri tani ne zonat e permbytura dhe qe po marrin ndihma ne ushqime dhe qe kane gjetur strehim ne ambientet e vena ne dispozicion nga strukturat qeveritare. Ministria e Punes, se bashku me sherbimin social shteror me grupet ne terren, po identifikon te gjitha nevojat, nderkohe qe ende mbetet problem ndihma per ata persona qe ende nuk jane evakuar dhe vazhdojne te qendrojne mbi uje.

Por sipas  perfaqesuesve te ministrise se Punes, kjo eshte vetem ndihma
persa i takon situates se emergjences, pasi ne nje moment tjeter do te
filloje dhe ndihma e post emergjences. Ministria e Financave, thote
Bitro, ka filluar te merret me hartimin e nje plani per krijimin e nje
fondi te vecante i cili do te perfshije cdo ministri.

Ne zonat e permbytura jane ofruar prej disa ditesh ndihma dhe nga
shtetet fqinje, ndihma keto qe do te vazhdojne deri ne kalimin e fazes
se emergjences.

Azhornuar së fundi ( e martë , 12 janar 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›