Permbytjet ne Shkoder, Mujota i FSK-se ne Tirane
PRISHTINE- Një delegacioni i Ministrisë së FSK-së me në krye Fehmi Mujotën ndodhen që prej ditës së djeshme në Shqipëri për tu njohur nga afër me autoritetet e shtetit shqiptar lidhur me situatën në veriun e Shqipërisë.“Jemi këtu në Shqipëri për të ofruar të gjithë mbështetjen e Qeverisë dhe të Republikës së Kosovës dhe për të shprehur solidaritetin me njerëzit e prekur nga vërshimet, e të shprehim gatishmërisë që sipas nevojës në terren të ofrojmë edhe përkrahjen shtesë me trupa, me pajisje dhe natyrisht edhe me gjëra të tjera të nevojshme në këto situata”, ka deklaruar dje ministri Fehmi Mujota me të arritur në Shqipëri.Në delegacionin e MFSK-së, janë dhe Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së Gjeneral Rrahman Rama, Inspektori i FSK-së Gjeneral Bashkim Jashari, Sekretari Permanent Shkëlzen Syla.(s.g/BalkanWeb)