E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihmë ekonomike shtetit të ri

Bruksel, nis konferenca e donatorëve për Kosovën

Nis sot në Bruksel nis konferenca e donatorëve për Kosovën, që synon të mbledhë një ndihmë të konsiderueshme për të ndihmuar zhvillimin e saj në një periudhë katërvjeçare. Konferenca, e cila pritet të mbledhë një numër vendesh, është organizuar nga Komisioni Evropian dhe pritet të bashkëkryesohet edhe nga përfaqësuesi i Kosovës, ministri i Ekonomisë, Ahmet Shala. Autoritetet kosovare thonë se do të kërkojnë një ndihmë prej mbi 1 miliard e 400 milionë eurosh për tre vitet e ardhshme, ndërkohë që zyrtarë evropianë thonë se do të kërkojnë nga partnerët një ndihmë prej mbi 1 miliard eurosh. Besohet se dhuruesit më të fuqishëm do të jenë Komisioni Evropian, i cili pritet të zotohet për një ndihmë prej afro 500 milionë eurosh, pastaj SHBA-të me 400 milionë dollarë ndihma, ndërkohë që Britania e Madhe pritet që të zotohet që ta ndihmojë Kosovën me 30 milionë euro. N vlerësimet e Komisionit Evropian thuhet se nevojat buxhetore në Kosovë për 3 vitet e ardhshme janë rreth 1.4 miliardë euro, apo rreth 500 milionë në vit. Pavarësisht nga paralajmërimet npr mediume rreth shifrave t larta t premtimeve, komisionari evropian pr Zgjerim, Oli Rehn, n disa deklarata t kohve t fundit ka thn se gjatë s premtes pret q donatorët të premtojnë 1 miliard euro, ndërsa zyrtarët m optimistë t Komisionit Evropian nuk e prjashtojn mundsin q shuma t jet m e lart, por jo m shumë se 1.2 miliardë euro. Përfaqësuesit e BE-së kanë thënë se donacionet për Kosovën do ta ndihmojnë atë në përmirësimin e infrastrukturës, që do ta lidhë Kosovën me pjesën tjetër të rajonit, pastaj për hapjen e vendeve të reja të punës, duke e zbutur papunësinë e madhe që mbretëron në Kosovë dhe për të përmirësuar kushtet në arsim. Zyrtarët e Komisionit Evropian tërheqin vërejtjen se kjo do të jetë ndihmë e madhe për Kosovën, por njëkohësisht edhe test dhe sfid për autoritete kosovare, q t dëshmojnë se munden dhe kanë kapacitete për të menaxhuar në mënyrë të duhur me këto mjete dhe t parandalojnë ndonjë rast t mundshëm t korrupsionit. Një pjesë e ndihmave thuhet se do të dedikohet edhe për vendbanimet me shumicë serbe, me qëllim të integrimit të tyre në shoqërinë kosovare. Takimi i donatorëve është i dyti pas atij të vitit 1999, pak muaj pas përfundimit të konfliktit të armatosur në Kosovë, kur BE dhe vendet anëtare të NATO-s u angazhuan në rindërtimin e Kosovës dhe ndihmën për të tejkaluar krizën e pasluftës. Konferenca e donatorëve mbahet pak muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj nga një numër vendesh perëndimore.

Ndihma e deritashme e SHBA-ve për Kosovën, afër 1.5 miliardë 

Shtetet e Bashkuara kanë premtuar se në konferencën e donatorëve për Kosovën, të organizuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel, do të japin një fond prej 400 milionë dollarësh. Lajmi u konfirmua dje nga vetë kreu i USAID-it, Henrietta Fore, para gazetarëve në Bruksel. Sipas saj, Uashingtoni zyrtar pret që në këtë konferencë të mblidhen më shumë se 1 miliard dollarë për të nxitur ekonominë e Kosovës, shtetit më të ri, por njëkohësisht edhe më të varfër të Evropës. Fore tha se qëllimi i ndihmës amerikane për Kosovën është mbështetja e pavarësisë dhe e institucioneve të saj. Prioritet i mbështetjes amerikane gjatë viteve të ardhshme do të jetë ndihma në shlyerjen e borxheve të jashtme që i ka Kosova, si pjesë e borxhit të trashëguar, si dhe mbështetja në kalimin e kompetencave nga UNMIK-u dhe EULEX-i tek qeveria e Kosovës. Ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën që nga viti 1998 e këtej përfshin një shumë prej mbi 1 450 000 dollarësh. Këto ndihma kanë ardhur përmes programit të ndihmës amerikane për vendet e jashtme, më konkretisht përmes të së ashtuquajturës “Mbështetje për demokracitë e Evropës Lindore”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›