E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndihmë juridike falas për azilkërkuesit, Ministria e Drejtësisë projekt informues në 11 bashki

Shërbimi ligjor falas në bashkëpunim me ministrinë  e Drejtësisë , drejtorinë e ndihmës juridike  falas dhe mbështetjen e UNHCR   në kuadër të projektit të ofrimit  të ndihmës juridike  për grupet dhe individët vurnerable në të gjithë territorin ka organizuar sot trajnim me temë : “Të rrisim aksesin në drejtësi të personave në rrezik pashtetësie, të refugjatëve dhe azilkërkuesve në funksion të minimizimit të pabarazisë sociale për  këto grupe të synuara”

Synimi i këtyre trajnimeve eshte vlerësimi i nevojave ligjore të grupeve të synuara në kushte vulnerabiliteti në zonat e ndërhyrjes,  rritja e aksesit në drejtësi si kriter për përfshirjen e tyre në programet sociale të ofruara nga shteti etj.

Në Gjirokastër janë një numër i konsiderueshëm i personave qe drejtohen pran zyrës se ndihmës juridike falas për të përfituar nga ndihma ligjore.

Gazetare: N. Spahiu

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›