E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Razmën e “zbukuron” edhe dora e njeriut, vitet e fundit janë shtuar investimet e rëndësishme në turizëm

Bukuritë natyrore, ajri i pastër dhe i freskët, cilësia e ushqimeve, kanë qenë përherë pikat më të forta të Razmës në Malësinë e Madhe. Prej vitesh, kjo zone vijon të mbetet ndër më të preferuarat e turizmit malor në vend, për vendas e të huaj.

“Është hera e parë dhe po më pëlqen shumë, është shumë bukur”, tha një turiste.

“Ambienti, ushqimi shumë i shëndetshëm”, tha një turiste tjetër.

Ndërkohë, vitet e fundit, konstatohet edhe një rritje e investimeve serioze në turizëm, duke ndikuar edhe në shtimin e interesit për Razmën.

Me rritjen e temperaturave javët e fundit, janë të shumtë turistët shqiptarë e të huaj që zgjedhin Razmën për të kaluar fundjavën apo edhe pushime më të gjata. Ecja apo qendrimi në natyrë por jo vetëm, është ndër më të preferuarat e pushuesve.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›