Ndihmë për Finesën

E diel, ditë e bukur. Më shumë se 18 artistë dhe bende të mbledhur në një vend. Më shumë se 12 orë muzikë. Të gjithë kanë një qëllimi, për t’i dalë në ndihmë një vajze të bukur 10 vjeçare, e quajtur Finesa Fazliu.
Ky koncert humanitar, i përzierjes së zhanreve të ndryshme të muzikës, do të fillojë sot në 14 :00 dhe do të zgjasë deri në mesnatë. Lokacioni : Ndër Grand Hotel Prishtina afër UnderGrand Club.
Pse po organizohet ky koncert?
“Ky koncert po organizohet për situatën e kësaj vajze, e cila ka babën piktor dhe mësimdhënëse. Vajza ka lind gjatë luftës dhe nuk dihet se a për shkak të pasojave të luftës apo lindjes ajo ka të dëmtuar disa nerva dhe është gjysme e paralizuar”, tregon Dardan Islami, njëri ndër organizatorët e këtij koncerti humanitar.
Islami thotë se familja e vajzës nuk ka pasur mundësi për asnjë moment që ta shërojë jashtë vendit, ndërsa sipas tij, tashmë është gjetur një mjek austriak i cili ka marrë përsipër trajtimin e saj.
Ftesën për të qenë pjesë e këtij koncerti e kanë marrë këto bende apo edhe artistë : Troja, Jericho, Dizzies, Garazhat e Bardha, The Freelancers, Jazz Quartet, Glasses, Agnes, Pammon, Genti & Yacine, Toton, Vesa Luma, Eliza Hoxha, Rrona Nishliu, Ergen – Dastid, Edona Reshitaj me Bend, Shpat Deda.
Një pjesë e madhe e këtyre bendeve edhe nuk i kemi parë një kohë ndërsa disa prej tyre kanë dal edhe me muzikë e tyre më të re.
“Hezitim për qenë pjesë e koncertit nuk kishte përveç disa këngëtarëve që ishin jashtë vendit”, tha Islami. Hyrja për të qenë pjesë e këtij koncerti është pa ndonjë kompensim ndërsa fitimi i gjitha pijeve do të shkoj në ndihmë të kësaj vajze. Islami tregon së përveç fitimit në pije do të jetë e vendosur edhe një kuti ku secili njëri mund të donojnë aq sa ka mundësi.
Vesa Luma: “Zakonisht jam pjesë e koncerteve humanitare që janë bërë deri tash edhe është shumë mirë kur ke mundësi që në një mënyrë sado modeste t’i ndihmosh dikujt dhe në të njëjtën kohë i bëj thirrje gjithëve kanë dëshirë t’i ndihmojnë fëmiut, por edhe të dëgjojnë pse jo edhe një muzikë të mirë. Besoj që do të jetë një natë shumë e mirë dhe besoj se do të kënaqemi së bashku dhe të ndihmojmë së bashku”
Petrit Çarkaxhiu – Rrusta: “Kemi vendosur që me pjesëmarrjen tonë ti ndihmojmë kësaj vajze sado pak dhe të tërheqim sa më shuam njerëz. Për ne është shumë me rëndësi se po hymë në sevap”
Eliza Hoxha: “E para e punë është që aktivitet humanitare janë gjithmonë të mirëseardhura dhe brenda mundësive që ne i kemi si komunitet artistik të ndihmojmë këdo qoftë dhe ti lehtësojmë mundësinë e shërimit, në këtë rast të kësaj vajze. Mendoj se kjo është më së paku që ne mund të bëjmë”
Numri i xhirollogarisë
Pro Credit Bank : 1110208063000136