Drama "Sonte jam vetëm" trumfon në Teatrin Metropol
Drama e njohur "Sonte jam vetëm", e autorit të njohur francez, Andre-Pol Antoan, u shpërfaq suksesshëm në sallën Cehov të teatrit të Metropolit nga Regjisori kosovar Enver Petrovski.
Një shandan me qirinj të ndezur, tingujt e një pianoje të vjetër Petrof të luajtuar nga një grua e bukur, një portret i trishto në vaj i nderur në mur si dhe një radio antike nga dëgjohet Margjelo remix.
Talenti i aktorëve profesionistë Niada Saliasi dhe Ilir Tafa, krijoi ajrin e komikes përzier me dhimbjen që ofron shëndeti mendor si tek i sëmuri ashtu dhe tek e vetmuara e izoluar në luks.
Drama me vetëm dy personazhe,Laura Kurtin një aktore shumë të bukur, 26 vjeçare, të martuar me një doktor (psikiatër), por aspak të kënaqur me të, të cilin e ka denoncuar para tri ditësh në polici dhe tashmë ai gjendet në burg.
Një natë e vetme në shtëpinë e saj luksoze, shumë e mërzitur, e frikësuar, bisedon me një shoqe të saj në telefon, e cila mundohet disi ta qetësojë dhe t'i gjejë dikë që t'i bëjë shoqëri.
Por surprizat e krisura nuk kanë të sosur, kështu në vend të mikut me porosi në apartamentin e aktores flokëverdhe e plot sharm, hyn me pistoletë lodër, pacienti i ish bashkëshortit të saj, i cili manifeston disa personalitete, në fillim prezantohet si adhurues i flaktë, më pas si detektiv, aktor i njohur e më në fund si viktima e psikiatrit që kërkon shpagim nga e shoqja për torturën në klinikën me hoteleri.
Përgjigja finale është fundi i bukur se Dashuria shëron cdo sëmundje,ndaj dhe të dy të saponjohurit arratisen në krahet e njëri tjetrit nga apartamenti i sëmurë.
Riardhja e pasuruar në batuta, butafori e ngjyresa shqiptare , të të dy metropoleve nga aktorët ekspresivë e plot impulse jete, sugjestionoi hareshëm të ftuarit në skenën e Tiranës.
Dramaturgu, skenaristi dhe regjisori i njohur francez, Andre-Pol Antoan (1892-1982), njihet si lëvruesi i prezantimit të premisave të tij artistike që nga teatri dramatik dhe ai muzikor e deri tek filmi.