Ndihme per personat me aftesi te kufizuara

Familjeve që kanë anëtarë të tyre me paaftësi mendore apo fizike dhe ndodhen përballë pamundësisë për t’u kujdesur për to, qendrat sociale do t’i vënë në dispozicion një person të trajnuar si operator shtëpiak për rehabilitimin e tyre.
Janë 25 studentë të punës sociale që po ndjekin të parët këtë kurs dy mujor të ofruar nga ekspertë të huaj dhe shqiptarë. Kursi do të pasohet nga një periudhë praktike pranë shtëpisë familje të ngritur nga komuniteti "Sant'Egidio". Këta operatorë, të cilët do të cçrtifikohen nga Ministria e Punës do të jenë të parët profesionistë që do të operojnë drejtëpërdrejtë në mbështetje të personave me aftësi të kufizuar, kryesisht mendorë, duke shmangur institucionalizimin e tyre.
Ky është një profesion i ri që hyn në Shqipëri për herë të parë dhe përmbush nevojat e strukturave territoriale, të cilat ofrojnë shërbim psikosocial për personat me paaftesi mendore dhe fizike.