E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, vrasje me armë zjarri, 1 vdes 3 plagosen, Policia: Dyshohet hakmarrja

TIRANE - 1 i vrarë dhe 3 të plagosur është bilanci i një ngjarje të rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit në kryeqytet, në një lokal përballë prokurorisë së rrethit të Tiranë. Sic raportohet ngjarja ka nisur brenda tavernës San Marco, ndërsa viktimë ka mbetur nga perdorimi i armëve pronari i saj Nikolin Doda, i cili ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Të plagosur nga të shtënat kanë mbetur Uran Doda, i cili ndodhet i shtruar në reanimacionin ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë, si dhe Ilmi Deda e Agron Doci, të cilët pas mjekimit të plagëve të marra mësohet të kenë lënë spitalin.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka shoqëruar disa persona në cilësinë e dëshmitarit, 6 vajza dhe 3 djem të pranishëm në lokal në momentin që ndodhi vrasja.

Ndërkaq ekipi i policisë shkencore ka nisur hetimet për verifikimin e gjurmëve e provave materiale në skenën e krimit. Ende nuk ka një autor të dyshuar.
Pista kryesore mbetet ajo e hakmarrjes por nuk përjashtohen pistat e tjera.

POLICIA: DYSHOHET HAKMARRJA
Në një njoftim për mediat, zëdhënësja për shtyp e Policisë së Trianës Alma Katragjini bëri me dije se ps ngjarjes së ndodhur tek taverna San marko në kryeqytet blutë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake mësohet se shkak i ngjarjes të jetë hakmarrja. 

“Tek taverna San marko janë qëlluar Nikolin Dodo i cili gjeti vdekjen e menjëhershme, Uran Doda ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën sio dhe Agron Doci në spital dhe Ilmi Meta jashtë rezikut për jetën. Strukturat e policisë shkoi menjëherë në vendngjarje dhe kreu hetimet. Gjatë ecurisë së hetimit po hetohe në disa pista, por kryesorja është hakmarrje pasi në 97 viktima ka kryer një plagosje për të cilën është dënuar. Pronari i tavernës. Aktualisht grupi hetimor po punon për zabdhjen e plotë të ngjarjes",- deklaroi Katragjini.

LAJMI VIJON 

(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Tiranë, sherr në lokal, plagoset një 20-vjecar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›