E Hënë, 2 Nëntor 2026

Volfarth Te perfshihen me teper gra ne vendimmarrje

Gratë duhet të përfshihen me tepër në vendimmarrje. Ky është apeli i Ambasadorit të OSBE-së Eugen Ëollfarth gjatë një aktiviteti që OSBE kishte organizuar për fuqizimin e kapaciteteve të barazisë gjinore në nivel qendror dhe vendor ne Shqipëri.

Në të gjithë njësitë e pushtetit qëndor dhe vendor duhet të ketë një nëpunës të barazisë gjinore, të cilët do të mbështesin integrimin e këtyre çështjeve në politika dhe programe.

Në një tryezë diskutimi për fuqizimin e këtyre kapaciteteve, të organizuar nga OSBE, Ambasadori Vollfarth nxiti insititucionet shqiptare për një përfshirje më të madhe të grave në vendimmarrje.

Gjatë dy viteve të fundit janë miratuar një sërë aktesh ligjore dhe nënligjore për të luftuar diskriminimin, por gjithsesi në nivel qendror, vetëm Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes tashmë e kanë një nëpunës të çështjeve të barazisë gjinore me kohë të plotë pune. Gjithashtu specialisti i Diversitetit pranë Policisë së Shtetit funksionon në mënyrë të ngjashme, ndërsa 12 Ministri të tjera funksionet e barazisë gjinore kryhen krahas detyrës funksionale për të cilën është emëruar nëpunësi.

Ndërsa përsa i përket pushtetit vendor, nga 65 kryetarë bashkish, tre janë gra. Në 11 njësitë bashkiake të Tiranes dy kanë kryetarë, ndërsa anëtarë të këshillave bashkiakë nga 6152, 760 janë gra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›