E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndikimi rus në Ballkan/ Abazoviç: Prezent prej dekadash, ndalohet përmes shtimit të influencës europiane dhe amerikane

Kryeministri Dritan Abazoviç, në një prononcim për media pas promovimit të librit të tij në Tiranë, “Kritika e Etikës Globale”, është ndalur te ndikimi rus në Malin e Zi, për të cilin tha se është prezent prej dekash. Por, Abazoviç shtoi se Mali i Zi e ka përballuar shumë mirë situatën, ndërsa theksoi se mënyra më e mirë për të luftuar ndikimin rus, është shtimi i influesncës europiane dhe amerikane.

“Çdo sanksion ndaj Rusisë në Bruksel, i është vendosur dhe në Podgoricë. Mali i Zi është një nga 3 shtetet europiane që kemi nënshkruar dhe një deklaratë speciale me Presidentin Zelensky para një muaji. E gjithë biseda ime ishte për sanksionet. S’mund të ndaloj lajmet e rreme.

Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor absolutisht që është prezent. Është prezent me dekada dhe ka qenë historikisht. Ka gjëra shqetësuese, por ne e menaxhuam mirë situatën lidhur me ndikimin rus në Malin e Zi. Ne kemi shpallur non grata shumë prej diplomatëve rusë dhe do e menaxhojmë dhe në të ardhmen. Dhe mënyra më e mirë për t’u luftuar influenca ruse është më shumë influencë europiane, influencë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës’, u shpreh Abazoviç.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›