Bilslim Ahmetaj heq dorë nga drejtimi i Grupimit Dhjetori ’90

Kreu i Grupimit Dhjetor ’90, Bilsim Ahmetaj ka dhënë këtë të premte dorëheqjen. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Ahmetaj u shpreh se vendimi i tij është marrë për t’i hapur rrugë garës dhe sfidës së re, që të çojnë më tej veprimtarinë e Grupimit të Dhjetori ’90.
“PD sot është më e vendosur më e qartë dhe demokratike se kurrë më parë në këtë dekadë të fundit të sektit të Rilindjes. Unë e kam drejtuar me përkushtim dhe dinjitet këtë bashkësi idealistësh. Kemi organizuar qindra aktivitete, protesta, takime përkujtimore, në të katër anët e vendit në kohë plumbash dhe në kohë paqje. Kurrë nuk kemi bërë kompromis me të keqen. Ky do jetë aksioni ynë I përhershëm. Deri sot ja kemi dalë ti mbajmë të pastra kristal idealet e lëvizjes studentore, idela për të cilat u vra lideri I kësaj lëvizje. Asnjë ditë nuk kemi rreshtur së luftuari që liria,m demokracia dhe shteti ligjor të jenë trinia e shenjtë e zhvillimit të vendit tonë. Jo gjithmonë ja kemi dalë por kurrë nuk jemi dorëzuar dhe aq më pak ndalur.
Unë kam vendosur që të dorëhiqem dhe mos të kandidojë më për kryetar të Grupimit dhjetor ’90. Këtë vendim nuk e kam marrë për asnjë arsye personale sepse kjo kohë më ka bërë krenar. Vendimi është marrë për ti hapur rrugë garës dhe sfidës së re. Dua që miqtë dhe bahskëpunëtorët e mi ndër vite të shpalosin vizionin e tyre për ta çuar më tej veprimtarinë e grupimit dhjetor ’90. I ftoj të gjithë anëtarët e grupimit dhjetor ’90 që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj të kandidojnë për kreun e kësaj organizate dinjitoze”, tha Ahmetaj.
/rtsh.al/