E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Paralajmërimi për shkritjen e Bordit të Transparencës, Bardhi: Prej 1 viti vjedh hapur me çmimin e karburanteve

Paralajmërimi i Ministres së Financave për shkritjen e Bordit të Transparencës, ka bërë që deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, të reagojë ndaj këtij paralajmërimi.

Sipas tij, ky vendim vjen vetëm pak ditë para se të shpallet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila, sipas tij, pritet të shpallë Bordin e Transparencës si “anti-kushtetues”.

Bardhi nënvizon se bordi i oligarkëve prej 1 viti vjedh hapur shqiptarët, me abuzimet me çmimin e karburanteve.

“Paralajmërimi i Ministres së Financave për shfuqizimin e tij, vjen vetëm disa ditë përpara se Gjykata Kushtetuese të marrë në shqyrtim kërkesën e Grupit Parlamentar të PD për ta shpallur antikushtetues. Kjo është prova më e qartë që Edi Rama, në mënyrë antikushtetuese, ngriti një Bord për të vjedhur hapur shqiptarët, duke u siguruar të ardhura shtesë dhe abuzive për oligarkët e karburantëve për plot 1 vit.

Me apo pa vullnetin e Edi Ramës, Bordi i Oligarkëve do të bie sepse është antikushtetues. Krenar për çdo koleg të Grupit Parlamnetar që pranojë të firmos kundër Bordit të Oligarkëve!”- shkruan Bardhi. /rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›