Vjedhin kazinone, e "shesin" si grabitje
Korce- Vjedhin kazinone ku punonin dhe e "shesin" si grabitje te armatosur e me maska. Kompania e lojerave te fatit "Admiral Club" eshte bere objekt i grabitjes per here te dyte ne dy muaj, por ne pika te ndryshme te qytetit. Mbajtja nen survejim i punonjesve te sigurise, ka cuar agjentet tek parate e vjedhura, qe pas denoncimit ishin fshehur ne nje kazan plehrash prane lokalit te lojerave. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth ores 2:00 te mbremjes se diel ne lagjen nr. 15 te qytetit te Korces, kurse arrestimi i tre te dyshuarve, dy nga te cilet punonjes te pikes, ka ndodhur rreth ores 04:00 te mengjesit. Policia tha se behej fjale per xhiron ditore prej 230 mije lekesh te reja, ndersa jane sekuestruar edhe celularet per tablatet telefonike. Dy nga te ndaluarit jane vellezerit Endri dhe Leonard Bostanxhi, 34 dhe 40 vjec, i pari punonjes i kompanise, kurse i treti eshte Kostika Simaku, 43 vjec.
Grupi hetimor tha dje zyrtarisht se ne Sallen Operative te Komisariatit Korce eshte njoftuar per nje grabitje me arme pistolete nga nje person qe ka hyre ne "Admiral Club" ne lagjen nr. 15 dhe ka qelluar vetem nje here. "Pasi qelloi ne ajer, na kercenoi me jete nese nuk i jepnim parate e xhiros dhe u detyruam t'ia jepnim", ka qene deshmia e dhene nga dy punonjesit e sigurise dhe lokalit, Endri Bostanxhi dhe Kostika Simaku. Teksa kane marre denoncimin, agjentet kane bere keqyrjen e vendngjarjes dhe zones perreth. Duke lidhur sulmin me ate te dy muajve me pare, kur u grabit e njejta kompani lojerash fati, por ne vend te ndryshem, dyshimet kane rene mbi punonjesit. Teksa kane kryer krehjen e disa lagjeve dhe rrugeve, grupet e gatshme kane pritur direktivat e oficereve dhe grupit hetimor. Duke bere survejimin dhe pergjimin e punonjesve, eshte pritur per levizjet e tyre, duke u lene te kuptonin se po hetohej per nje grabitje te armatosur me maska.
Rreth ores 04:00 te mengjesit, ka qene vellai i punonjesit te sigurise, Leonard Bostanxhi, qe ka hyre ne zonen ku ndodhej lokali i lojerave te fatit. Pasi ka pritur per disa minuta, ai i eshte afruar kazaneve te plehrave dhe pasi ka larguar disa kartona e qese mbeturinash, ka marre nje tjeter qese dhe eshte perpjekur te largohet me vrap. Pikerisht ne kete moment agjentet e maskuar i kane zene rrugen, duke e arrestuar dhe pas verifikimeve te kryera eshte arritur ne perfundimin se vjedhja e 230 mije lekeve, eshte bere ne bashkepunim me dy punonjesit. Ne pak minuta jane marre nga banesat edhe dy te dyshuarit e tjere, ndaj te cileve jane ngritur akuzat e "vjedhjes me arme ne bashkepunim", por edhe "kallezimit penal te rreme".
Te arrestuar:
Endri Bostanxhi 34-vjec, punonjes sigurie
Leonard Bostanxhi 40 vjec
Kostika Simaku 43-vjec, punonjes
Sekuestruar:
230 mije leket e vjedhura
3 aparate celularesh
Akuzat:
"Vjedhje me arme, ne bashkepunim"
"Kallezim i rreme"