E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndjek kampionatin, zgjedh me pak lojtare

Sa me shume i ndjek ndeshjet e kampionatit tone, aq me pak lojtare vendas perzgjedh ne ndeshjet e kombetares. Kjo eshte "sindroma" e trajnerit kuqezi, Josip Kuzhe. Nje vit me pare futbollistet e kampionatit tone kerkonin me shume vemendje nga ish-trajneri Ari Han, por edhe pse qendronte larg dhe ishte i pavemendshem, ai grumbullonte me teper lojtare nga kampionati vendas. Kuzhe ishte i pranishem gjate dites se djeshme per te pare ndeshjen Tirana-Kastrioti, ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa". Trajneri mberriti nje dite me pare ne kryeqytetin tone dhe do te qendroje deri me 6 tetor, dite kur kuqezinjte te nisen drejt Gjermanise, per nje jave pergatitje, ne vigjilje te ndeshjes me Suedine. Kuzhe do te niset sot drejt Vlores, per te pare edhe sfidwn e kampionatit, Flamurtari-Vllaznia.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›