E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndjenja e pambrojtjes dhe fjalët e Nolit, 86 vjet më parë

Shteti shqiptar gjatë historisë së tij, në fakt, ka humbur jo vetëm figura shtetërore me individualitet të spikatur, por ka humbur edhe parime, duke lëshuar terren ,sidomos, në reciprocitetin që duhet të karakterizojë marrëdhëniet me një vend tjetër, cilido qoftë ky.

Ne jemi sot dëshmitarë se si shqiptarët kudo ndihen pa atdhe, pa mbrojtje. E kotë të zgjatemi duke përmendu raste sepse i dinë të gjithë.

Qeveritë e Tiranës, gjatë këtyre 20 vjetëve të fundit, janë treguar njëra më e dobët se tjetra në këtë aspekt. E në fakt, pavarësisht të gjitha vështirësive, ato duhej të kishin qenë thjesht reciproke në marrëdhënie.

Lexoni pak "Times"-in kur rrëfen për mbledhjen e Lidhjes së Kombeve në Shtator të 1921-shit. E dini si është shprehur kreu i atëhershëm i qeverisë shqiptare Fan Noli?

"Unë jam, thellësisht, i prekur nga këto deklarata dashurie nga të gjithë fqinjët tanë," - tha ai. "Ne nuk kërkojmë më shumë prej tyre. Ne kërkojmë vetëm të na lënë të qetë. Ne i duam serbët, po aq sa ata na duan ne".

“I duam, po aq sa na duan” – Ja një shprehje që do të doja ta dëgjoja nga politikanët e sotëm, nëse nuk janë, thjesht, ca burra të këqinj, që duan thjesht të mbushin nga një torbë lekë e të ikin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›