E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përpiqemi të mbajmë gjallë gjuhën shqipe në SHBA

Edhe nxënësit e shkollës shqipe të Institutit “Gjergj Kastriot Skanderbeg” në State Island në New York, erdhën të gëzuar këtë mes shtatori për të lexuar dhe shkruar gjuhën e bukur shqipe, gjuhën që na lidh më shumë se cdo gjë me njëri-tjetrin.

Marrja e kulturës së SHBA-së ku po rriten fëmijët tanë, nuk ka asgjë të keqe përveçse të mirës, por krahas saj duhet që gjuha shqipe të mos humbë, harrimi i saj duhet të jetëalarmante për prindërit dhe komunitetin, ndryshe aty fillon dhe hedh rrënjë e keqja, humbja e identitetit tonë, që aq shumë e dëshirojnë qarqet dashakeqëse të Kombit tonë.

Duke e përfunduar këtë shkrim nga mendja nuk do më hiqen kurrë, fjalët e mençura të një plaku që ka më shumë se 60 vjet në Amerikë, i cili në përshëndetjen e tij tha:“Mbajeni hapur shkollën shqipe sikur dhe një fëmijë të ulet në klasë…"!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›