E Diel, 1 Nëntor 2026

KËRCËNOHET Salvador Kaçaj në Lezhë, persona të paidentifikuar i bëjnë PRITË me makinë dhe i drejtojnë ARMËN

KËRCËNOHET Salvador Kaçaj në Lezhë, persona të

Ish-kreu i komunës në Shëngjin, Salvador Kacaj ka denoncuar në Policinë e Lezhë, se teksa ishte duke lëvizur me mjetin e tij, së bashku me të birin dhe shoferin në aksin rrugor Lezhë-Milot, dy automjete i kanë bllokuar rrugën.

Sipas tij, nga automjetet kanë zbritur dy persona të panjohur për të dhe njëri prej tyre ka drejtuar armën në drejtim të makinës së tij.

Në këtë moment shoferi i tij ka manovruar duke ndryshuar drejtimin e rrugës. Pas kallëzimit Policia ka nisur punën për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:00, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. K. 56 vjeç, banues në Lezhë, dhe ka bërë kallëzim se ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij së bashku me djalin e shoferin, në aksin rrugor Lezhë-Milot, dhe konkretisht sapo kalon vendin e quajtur M+, dy automjete i kanë dalë përpara duke i bllokuar rrugën.Nga automjetet kanë zbritur dy persona të panjohur prej tij, ku njëri prej tyre është afruar me vrap në drejtim të mjetit të tij dhe dyshohet se në dorë mbante një pistoletë.

Drejtuesi i mjetit ku udhëtonte shtetasi S.K., ka manovruar duke e kthyer mjetin në drejtim të Lezhës dhe kanë ardhur menjëherë në polici ku kanë bërë edhe kallzimin.

Në lidhje me kallzimin e shtetasit S.K., shërbimet e Policisë kanë njoftuar menjëherë Prokurorin si dhe nën drejtimin e tij, po kryejnë të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale me qëllimin zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›