Kryetari i komisionit në QV Elbasan denoncon Flamur Nokën: Erdhi dhe na bëri presion, u përplas fizikisht e na ofendoi! Reagon Policia
Kryetari i komisionit në një qendër votimi në Shirgjan, Elbasan, ka denoncuar deputetin e Partisë Demokratike Flamur Noka.
Ai pretendon se Noka është futur në qendrën e votimit dhe sipas tij iu ka bërë presion, e ka shkaktuar debate me tone të larta. Madje sipas tij gjatë debatit, Noka është konfliktuar edhe me anëtarët e komisionit.
Ndërkohë Policia e Elbasanit, bën me dije se nga ana e komisionerëve nuk është kërkuar ndërhyrja e tyre, por rasti i ka kaluar Prokurorisë.
“Më datë 14.05.2023, rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se në Qëndrat e Votimit të fshatrave Kuqan dhe Shirgjan, drejtuesi politik i koalicionit “Bashkë Fitojmë“, deputeti F. N. ishte futur në QV-në e fshtatit Kuqan dhe ka ofenduar komisionerët, ndërsa në qendrën e votimit në Shirgjan ka tentuar të shtyjë kutitë dhe është larguar.
Nga ana e komisionerëve nuk është kërkuar ndërhyrja e Policisë. Në lidhje me njoftimin e marrë, është njoftuar menjëherë Prokurori. Nga ana e Policisë, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet verifikuese dhe procedurale në lidhje me të dyja rastet.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
