E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndodhë që të lëndohet edhe Zanetti

Njëri nga lojtarët më të moshuar në Serie A, por që pëson më së paku lëndimi, kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Palermos.

Sipas informacioneve të parë bëhet fjalë për një lëndim serioz të yllit argjentinas. Zanetti thuhet se ka pësuar lëndim në thembër dhe mund ti mungoj gjatë Interit. Kapiteni fantastik u detyrua të zëvëndësohej në ndeshjen ndaj Palermos.

"Nuk pata ndonjë goditje të madhe por kishta dhimbje aq të mëdha. Unë jam lojtarë që nuk dorëzohem dhe do të kthehem shpejt" deklaroj Zanetti pas ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›