E Diel, 1 Nëntor 2026

Roma mund Sienën, Juve fiton derbin torinez

Roma ka bërë hapin e madh në garën për ta siguruar një vend që çon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Romakët, të Dielën pasdite në shtëpinë e tyre mundën Sienën me rezultatin 4-0, në javën e  34-të të Seria A. Në një ndeshje të cilën e kontrolluan nikoqirët ishte Osvaldo lojtari kryesor në fitoren e Romës. Osvaldo shënoi në minutën e 14, 40, 67, ndërsa një gol e shënoi Lamela  në minutën e 15.

Roma pas kësaj fitore arrin në kuotën e 55 pikëve dhe zë vendin e pestë me katër pikë me pak se Milani. Ndërkaq, Fiorentina mban vendin e tretë pas fitores në transfertë kundër Sampdorias 0-3. Ndërkohë, derbin torinez mes Torinos dhe Juventusit e ka fituar Zonja e Vjetër, e cila me golin e Vidal në minutën e 87, morri edhe tri pikë të tjera dhe tashmë praktikisht është kampione e Italisë.

Në radhët e Torinos titullar në këtë takim ishte edhe mesfushori kosovar, Migjen Basha. Kurse Inter mbetet një hap prapa në garën për të siguruar një vend në kupat e Europës, pasi pësoi disfatë në transfertë kundër Palermos.

Rezultatet e javës së 34-të në Seria A :

Roma – Siena 4-0

Chievo – Genoa 0-1

Palermo – Inter 1-0

Parma – Lazio 0-1

Sampdoria – Fiorentina 0-3

Torino – Juventus 0-1

Sonte sonte në orën 20:45 do të luhet takimi Milan Catania.

Kurse dje u lozën takimet

Atalanta – Bologna 1-1

Cagliari – Udinese 0-1

Pescara – Napoli 0-3

Tabela:

Juventus 77

Napoli 69

Fiorentina 61

Milan 59

Roma 55

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›