Ndoka: Mjeke, mos krijoni situata alarmante
Ne analizen vjetore te Qarkut te Korces, ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, u ka kerkuar mjekeve qe te mos alarmojne nepermjet medieve me rrezikun e renies se epidemive apo semundjeve infektive. Ne nje pjese te mire te fjalimit te tij, ministri Ndoka ka trajtuar raportet qe bluzat e bardha duhet te krijojne me mjetet e informimit publik, duke kerkuar qe informacioni per media nuk duhet te jepet ne menyre te tille qe te krijoje alarm ne opinion. "Kam verifikuar nga afer rastin e vdekjes se nje pacienti ne Durres dhe nuk me ka rezultuar qe te kete vdekur nga semundje e rrezikshme. Mediet bene punen e tyre, por une kerkoj qe te mos lejohen filmime apo dhenie informacioni per gazetaret neper spitale. Kete ja kerkoj vecanerisht drejtuesve te spitaleve", u shpreh ministri i Shendetesise. Ai shtoi se do te merren masa te ashpra ndaj mjekeve qe veprojne ne kundershtim me ligjin, dhe ketu kishte parasysh edhe qendrimin qe bluzat e bardha duhet te mbajne me mjeket. "Kerkoj kujdes maksimal dhe transparence me pacientet", u shpreh ministri Ndoka dhe ne baze te kesaj kerkese, ai shprehu idene e tij per te kontrolluar dhenien e informacionit per mediat.
G.Ashimi