Ndoka: Ngrohja globale, rrezik per semundje
Ne Diten Boterore te Shendetit edhe ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, ka kerkuar me teper angazhim per shkak te ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimaterike. "Nga ky kercenim global nuk jane te perjashtuar as qytetaret e Shqiperise, edhe pse ne jemi nje vend i vogel, ne zhvillim e siper, dhe nuk jemi ndonje faktor qe ndikon ne ngrohjen globale", u shpreh Ndoka. Sipas tij, nga ndryshimi i klimes kemi shtim te semundshmerise dhe vdekshmerise, ndotje te ujit dhe te ajrit dhe shume semundje te tjera, qe provokohen nga keto ndryshime, ndoshta te panjohura deri tani. Nje tjeter faktor qe do te ndikoje ne shtimin e semundshmerise eshte edhe ekosistemi i demtuar i vendit si dhe ndotjen qe ka shkaktuar urbanizimi i shpejte. Sipas kreut te Shendetesise, me te rrezikuar jane grupet e varfra social-ekonomike, te cilet jane me te ekspozuar ndaj rreziqeve mbi shendetin dhe jane ato qe vuajne me shume pasojat e ndotjes. Po keshtu, edhe mosha e trete apo femijet e vegjel i ndjejne me shume pasojat e ketyre rreziqeve qe vijne nga ndryshimi i klimes.