E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: PD-PS po shkelin standardet e zgjedhjeve

Kryetari i Partise Demokristiane, Nard Ndoka gjate nje takimi qe zhvilloi me demokristianet e Shkodres deklaroi se PD-PS po shkelin standardet me minimale per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Sipas Ndokes, me 28 qershor zgjedhesit duhet ti japin fund praktikave te abuzimit te tejskajshem te pushtet qe kane bere nder vite dy partite e medha. "Ne nuk mund te lejojme qe demokracia jone e brishte te merret peng nga dy njerez, qe gjithcka e quajne te tyren, Shqiperine, qeverine, partine, prokurorine, gjykaten bregdetin, zonat turistike, rruget lumenjte, liqenet, pronen dhe lirine e qytetareve", beri thirrje Ndoka nga Shkodra. Sipas tij, PS dhe PD kane perfshire shtetin, administraten publike qendrore dhe lokale, dhe te gjithe logjistiken e mundshme shteterore ne fushate ne kundershtim me ligjin. Sipas tij, papergjegjshmeria dhe babezia e tyre arrin deri dhe ne perdorimin e femijeve te shkollave te cilet po keqperdoren neper mitingje.

Mehilli: Ministria e Brendshme e verifikoi, cdo gazetar mund ta kontaktoje


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›