E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Shqype Hasibra eshte 60 vjece, jo 159 vjece sic kishte deklaruar Islami

Partia Demokratike hedh poshte akuzen e Partise Socialiste, se ne listat e zgjedhesve ekziston edhe emri i nje 159 vjecare. Zedhenesja e PD-se, Erla Mehilli rrezoi dje akuzat e deputetit te PS-se, Kastriot Islami per kete rast, duke theksuar se shtetasja Shqype Hasibra eshte 60 vjece dhe eshte gjalle. "Ministria e Brendshme verifikoi rastin dhe rezultoi se kjo shtetase eshte gjalle, 60 vjece dhe jeton ne fshatin Shkallnur komuna Rrashbull te Durresit dhe cdo gazetar mund ta verifikoje lehtesisht kete gje", tha Mehilli ne deklaraten per shtyp. Nderkohe qe po dje, vete Shqypja eshte shprehur per Tv "Klan" se u ndje e habitur per kete lajm dhe se gezonte shendet te mire, duke qene gati 60 vjece. Sipas saj, PD eshte e hapur dhe mbeshtet cdo deklarate, e cila ndihmon ne permiresimin dhe mbarevajtjen e procesit te zgjedhjeve, por nuk mund te pranoje qe opinioni publik te manipulohet dhe te mashtrohet nga deklarata te tilla. Po keshtu PD theksoi se ne lidhje me rastin kur pretendohet se nje person ne Korce, ka marre nje certifikate false ne zyrat e PD per t'u pajisur me pas me leternjoftimin tjeter, verifikohet se kjo certifikate eshte leshuar nga bashkia e Korces, e cila drejtohet nga PS. "Policia ndaloi shtetasin Edmond Frasheri, i cili deklaroi se kete certifikate ia ka dhene punonjesja e zyres se Gjendjes Civile ne bashkine e Korces (perfaqesuese e PS), Violeta Qirinxhi per te cilen eshte bere kallezim penal ne Prokurorine Korce", sqaroi zedhenesja e Partise Demokratike, ne nje deklarate per mediat. Keto dy raste jane publikuar dy dite me pare edhe nga media vizive dhe te shkruara ne vend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›