E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri: Kryetari i PS votoi kunder investimeve

Kryeministri Berisha gjate nje takimi elektoral me banoret e Gramshit i beri thirrje te mos harronin refuzimin e bere nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama per nismat me te rendesishme qe qeveria ka marre per vendin dhe per qytetaret. Sipas Berishes, Rama guxoi te votonte kunder rritjes se pensioneve dhe rrogave te qytetareve shqiptare ne nje kohe kur Edi Rama me grupin e vet drejtues i kane rrogat e tyre miliona leke. "Thirrja ime per te gjithe ju, per te gjithe socialistet, per anetaret e partive te tjetra per te gjithe gramshiotet pa parti, eshte mos harroni se Edi Rama ne parlamentin shqiptar votoi kunder koncesionit te kaskades se Devollit, kunder te gjitha koncesioneve", deklaroi kryeministri Berisha. Perpara banoreve te ketij qyteti ai theksoi se Gramshi se shpejti do te jete ne krye te perpjekjeve te qeverise sime per ta shnderruar Shqiperine ne superfuqi energjetike rajonale. Po keshtu Berisha ju garantoi banoreve te ketij qyteti se vetem ne 4 vitet qe vijne me HEC-in e Banjes dhe me hidrocentrale te tjera te kaskades se Devollit do te punesohen rreth 7000 punonjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›