E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndoka Une me Bamir Topin

E enjte 15 Dhetor 2011 1632 Kryetari i Partise Demokristiane Nard NdokaKryetari i Partise Demokristiane Nard Ndoka ndjehet i zhgenjyer nga dy partite e medha PS dhe PD duke deklaruar per here te pare perfshirjen e tij ne aleance me partine e presidentit Bamir Topi menjehere pas krijimit te saj. Ne nje interviste per Vizion Plus ai nuk mohon negociatat joformale me demokratet por perjashton nje rikthim te tij tek ish-aleati i dikurshem me te cilin ka ende nje marreveshje te ngrire qe pas largimit nga qeveria e nga posti i ministrit te Shendetesise. Madje dhe perpjekjet e demokrateve per ta afruar Ndoka i komenton si reagime nga frika se po forcohen pozitat e Bamir Topit. Demokristiani Nard Ndoka shprehet mjaft kritik me socialistet e specifikisht me z. Rama i cili sipas tij ka mbajtur marredhenie jo korrekte me aleatet. Duket se rishikimi i pozicionit te tij ne opozite me PS do te varet nga ecuria e punes se reformes zgjedhore dhe qendrimi qe PS do te mbaje aty per aleatet. Nard Ndoka pohon gjithashtu negociatat me partine tjeter demokristiane te Nikolle Lesit pasi ne zgjedhjet lokale te dyja keto parti kane arritur te marrin 70 mije vota.

Shiko kroniken video ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›