Kuvendi miraton privatizimin e Albpetrol

Me gjithë kundërshtinë e opozitës për privatizimin e kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol në Patos, mazhoranca paralamentare ka miratuar me 72 vota privatizimin e këtij aseti publik.
Partia socialiste e ka kundërshtuar këtë projektligj të qeverisë, duke thënë se ky proçes, po bëhet në mungesë të plotë të transparencës. Përfaqësuesit e majtë kundërshtuan formulën e privatizimit që po ndjek qeveria dhe ngritën një sërë pyetjesh se çfarë do bëhet më pas me punonjësit që do të mbeten të papunë si pasojë e këtij privatizimi.
Nga ana e tij Ministri i Ekonomisë Nasip Naço u shpreh se proçedurat do të bëhen në transparencë të plotë duke siguruar zhvillimin e një tenderi ndërkombëtar në interes të vendit.
Në fjalën e tyre deputetët e djathtë i qëndruan arsyetimit se ky privatizim do të ulë nivelin e borxhit publik, borxh i cili është kthyer në qendër të debateve politike kohët e fundit.