Ndoka: Vote kunder diversioneve

Thirrjet e shefit te qeverise, te cilat i kushtojne rendesi raporteve mes koalicionit te majte dhe marredhenieve mes PS-se dhe LSI-se kryesisht per kodin zgjedhor nga Nard Ndoka, pala e demtuar nga kodi i ri ne kampin e djathte, komentohen keshtu nga kryetari i PDK-se.
"Nuk jane deklarata te kryeministrit, por jane thjesht diversione. Berisha nuk duhet te harroje qe PDK eshte parti e kampit te djathte dhe perpara se t'i beje thirrje PS-se per dialog me LSI-ne fillimisht duhet te dialogoje me PDK-ne", u shpreh Ndoka.
Por nese Berisha eshte i suksesshem ne kete levizje te re politike qe qe Ndoka e quan "Pazar", cili do te jete qendrimi i PDK, me fjale te tjera nese LSI perfshihet ne komisionet e numerimit dhe votimit dhe PDK jo, a do te jape Ndoka votat per kete ndryshim te Kodit Zgjedhor?
"Ne kemi luftuar bashke me LSI-ne per standarte dhe jo per qellime personale", u shpreh Ndoka.
Gjithsesi levizja me e re e Kryemnistrit Berisha, por e vjeter ne stilin politik te tij, rihap nje debat, mes partive te medha dhe te vogla per kodin zgjedhor.
Kjo ne kushtet kur pozicionet reale te PD-se dhe PS-se per kodin nuk ndryshojne, ne rastin me te mire vonon edhe me, miratimin e kodit pas kthimit ne kuvend nga presidenti, per ceshtjen e dates se zgjedhjeve, ve ne dyshim afatet kushtetuese te fazes pergatitore dhe te vete zgjedhjeve te pergjithshme politike te vitit 2009.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code