Një grua hidhet nga kati i tretë, mister shkaku
TIRANE-Një grua është hedhur nga kati i tretë i një pallati në zonën e Librit Universitar ne Tirane. Policia ende nuk bene te ditur identitetin e saj, ndërsa ka nisur të hetojë rreth shkaqeve të rënies nga pallati. Dëshmitarë në vendngjarje thonë se gruaja ishte rreth 35-vjeç dhe ngjarja u shënua rreth orës 12.00. Ngjarja ka tronditur dëshmitarë të rastit, të cilët tentuan dhe ti jepnin ndihmën e parë të dëmtuarës.
Gruaja është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak. Mjeket shprehen se gjendja e saj shëndetësore është e rënde.
(d.b/BalkanWeb)