E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja ratifikon anëtarësimin e Shqipërisë NATO

Senati Spanjoll ka ratifikuar sot Protokolln e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Zyra per shtypit e Kuvendit beri te ditur se Spanja beheti vendi i 12-të në listën e vendeve ratifikuese të këtij dokumenti te rendesishem 

TIRANË- Protokolli i Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO u ratifikua sot nga Senati Spanjoll. Spanja renditet kështu si vendi i 12-të në listën e vendeve ratifikuese të këtij dokumenti. Lajmin e konfirmon zyra e shtypit e Kuvendit.
Nëpërmjet një letre falenderimi drejtuar Presidentit të Parlamentit Spanjoll, Joze Bono Martinez, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shprehu vlerësimin e saj personal dhe të parlamentit të Shqipërisë për mbështetjen që Spanja po i jep procesit të integrimit euroatlanitk të vendit tonë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›