Ndoka i acaruar për kutitë, sulmon Ina Ramën

Në një reagim të radhës, përkundër sqarimeve të organeve të drejtësisë, ai ka ritheksuar sot se ka depozituar pranë organeve të hetimit të gjitha provat që kishte.
“Prokuroria për të justifikuar manipulimin e ri të kutive nga KQZ, thotë se: pamjet filmike te depozituara nga KQZ janë te paqarta dhe te pa lexueshme, ndërkohë që pamjet janë qartësisht te lexueshme. Prokuroria e zvarriti hetimin për më shumë se një vit, ku kemi denoncuar publikisht se KQZ nuk ka pranuar ti japë kutitë e votimit”, u shpreh Ndoka sot në emër të Opozitës së Bashkuar.
Ai shtoi më tej, se Prokuroria u bë palë në manipulimin e zgjedhjeve, teksa akuzoi Prokurorinë e Përgjithshme se është bërë palë politike. “Prokuroria e Përgjithshme, deklarate politike ne mbrojtje te shkelësve te ligjit dhe te manipulimit te zgjedhjeve, njësoj si PD-ja”, vijoi ai. Prokuroria e Shkodrës mbylli pra dy ditësh hetimet për kutitë, duke konstatuar se gjatë numërimit të votave nuk janë hasur manipulime. /S.Lleshi/Start/
2010-12-17 15:51
[