12 vendgrumbullime mbetjesh në të gjithë vendin

Ai theksoi se qeveria shqiptare ka tashmë në fazën finale të miratimit Strategjinë Kombëtare të Mbetjeve, si dhe procesin e hartimit të Planit Kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve.
Të dy këto dokumente janë hartuar në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore, si dhe të gjithë palët e interesit. “Parashikohet të ndërtohen 12 vendgrumbullime sanitare rajonale, apo land-field-e rajonale, funksionimi i të cilave duhet të bëhet nga bashkëpunimi i njësive të qeverisjes vendore me njëjta tjetrën, të kryesuara nga qarku", theksoi ai.
Gjatë një diskutimi të organizuar sot me temë “Realiteti vendor përkundrejt ‘Strategjisë dhe Planit të Mbetjeve”, Bino tha se ky takim bëhet pikërisht për të diskutuar kostot me njësitë e qeverisjes vendore, pasi janë ato që do të aplikojnë ligjin në territorin e tyre.
Kostoja totale për zbatimin e Strategjisë është 150 – 200 milion euro, kosto që shtrihet deri në 2025, si dhe 52 milion euro kosto operative në vit. Pjesa më e madhe e tyre është për t’u mbuluar nga autoritetet vendore, të cilat janë drejt për drejt përgjegjëse për menaxhimin e mbetjeve të ngurta urbane (121 milion euro kosto investimi dhe 45 milion euro kosto operative). /Start/
2010-12-17 15:44
[