Ministria e Jashtme: Akuzat e Marty, te pabazuara

Akuzat e ngritura nga ish-prokurori Dik Marty i cili akuzon liderët kosovarë përfshirë këtu dhe kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi për trafik organesh njerëzore dhe krime të tjera në përfundim të konfliktit në Kosovë, janë akuza të rënda në të cilën ka reaguar dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
“ Autoritet shqiptare kanë bashkëpunuar me GJND. GJND ka rrëzur kërkesat për trafik organesh. Raporti i pabazuar në fakte ndërsa nuk paqyron frymën e KiE. Raporti i pabazuar në fakte dhe prova”
Ndërkohë, ditën e djeshme Marty deklaroi se hetimi i tij është shumë serioz dhe se ai ka fakte e prova për akuzat e bëra në raport duke i kërkuar autoriteteve përkatëse të nisin hetimet pasi të kenë shqyrtuar me vëmendje raportin e tij, i cili është fryt i një hetimi 2 vjecar bazuar edhe në burime të FBI-së.