E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndoka kundёr do lloj nisme tё njёanshme

Kryetari i Partsiё Demokristiane, njёkohёsisht Ministёr i Shёndetёsisё ka deklaruar se do tё kundёrshtojё do nismё tё njёanshme lidhur me sistemin zgjedhor. Nё njё prononcim pёr mediat, ai u shpreh se PDK nuk do tё pranojё nё asnjё mёnyrё veprime tё njёanshme lidhur me kёtё reformё si dhe kёrkoi gjithashtu ndryshime nё Kushtetutё dhe Kod. Sipas tij, pёr tё pasur njё reformё sa mё efektive, duhet qё kjo tё jetё gjithёpёrfshirёse.

Lidhur me ndryshimet nё qeveri, ai komentoi se ato duhet tё bёhen mbi analiza konkrete. Ndoka tha se ndryshimet duhet tё jenё tё pakushtёzuara. Kreu socialdemokrat vlerёsoi gjithashtu edhe ftesёn qё Shqipёria mori pёr anёtarёsim nё NATO, si njё vlerёsim tё ndёrkombёtarёve ndaj punёs sё qeverisё sё Tiranёs.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›