Topalli shtyn imunitetin e Mediut

Republikanet kerkuan dje dokumente shtese nga Prokuroria e Pergjithshme per kerkesen e bere per heqjen e imunitetit dhe hetimin e Fatmir Mediut mbi tragjedine e Gerdecit. Perfaqesuesi i PR-se ne Keshillin per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, Arian Madhi, tha se prokuroria duhet te plotesoje me dokumente kerkesen e bere per t'u marre nje vendim. Nga ana tjeter, Keshilli i dha mundesine ish-ministrit Mediu, per te cilin kerkohet heqja e imunitetit, te jape shpjegimin e tij, nese do per kete ceshtje me shkrim apo me goje.
I vetmi anetar qe foli ne mbledhjen e djeshme te Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ishte republikani Arian Madhi. "Kerkesa e Prokurorise se Pergjithshme per heqjen e imunitetit duhet te shoqerohet me dokumente plotesuese per te shpjeguar kerkesen", tha Madhi. Sipas tij, vetem keshtu mund te nise shqyrtimi. Nje propozim i tille u pranua nga Kryetarja Jozefina Topalli dhe mund te shtyje disi marrjen e nje vendimi per heqjen e imunitetit te Mediut. Kjo pasi, qe te mblidhen serish, anetaret duhet te presin dokumentet shtese te organit te akuzes. "Kerkesen tuaj per materiale shtese, silleni me shkrim e do te mblidhemi kur prokuroria te na sjelle dokumentacionin e kerkuar", tha Kryetarja Topalli. Nga ana tjeter, ajo beri te ditur, se ish-ministrit te Mbrojtjes, Mediu, per te cilin kerkohet heqja e imunitetit, i eshte derguar dosja e plote e prokurorise. "E kam lajmeruar me shkrim Mediun per kerkesen qe ka sjelle organi akuzes per heqjen e imunitetit. Ne baze te rregullores, ai ka te drejte te reagoje me shkrim apo dhe me goje para keshillit", informoi Topalli. Keshilli do te rimblidhet serish sapo te dorezohen materialet e reja nga prokuroria.
Deri me sot, Prokurorja e Pergjithshme ka depozituar ne Kuvend disa fakte qe per te jane te mjaftueshme per te kerkuar heqjen e imunitetit te deputetit Fatmir Mediu, per te lejuar hetimin ndaj tij mbi tragjedine e Gerdecit. Sipas Rames, pas hetimeve te kryera deri me sot nga organi i akuzes mbi shperthimin ne Gerdec, u evidentua se jane kryer veprime dhe mosveprime ne kundershtim me ligjin dhe ne mospermbushje te rregullt te detyres nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Sipas Prokurorise se Pergjithshme, rezulton se ne kete ceshtje eshte shperfillur mendimi i strukturave te Forcave te Armatosura, si dhe rezulton se ish-ministri ka miratuar akte nenligjore i orientuar nga interesa te subjekteve private. Rama permend se ish-ministri ka iniciuar hartimin dhe miratimin e disa akteve nenligjore per cmontimin. Ajo vuri ne dukje gjithashtu se percaktimi i vendit ku do te kryhej cmontimi eshte bere pa u licencuar dhe Gerdeci u zgjodh si zone per cmontim, ne mungese te verifikimeve te Shtabit te Pergjithshem. Ish-ministri i Mbrojtjes, Mediu, kritikohet dhe se ka shmangur mbikeqyrjen ushtarake te Forcave te Armatosura ne zona si dhe nuk ka kerkuar qe te behej nje studim i plote i kostos per njesi te municioneve te kalibrave 20-152 mm.
Marrja e nje vendimi per heqjen e imunitetit te deputetit Fatmir Mediu mund te zgjase deri ne tre muaj. Shkaku eshte se Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet kerkon dokumente shtese per t'u njohur me motivet e kerkeses, dhe me pas te marre nje vendim, nese do ta hedhe ne seance ose jo.
Kuvendi thuajse eshte i teri ne konsensus per heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Mazhoranca eshte shprehur pro ne parim, madje ka sugjeruar heqjen e imunitetit per te gjithe deputetet. Po keshtu dhe deputete te opozites si dhe forcave te tjera politike jane shprehur dakord.
Precedenti
Vetem pak muaj me pare, Kuvendi me shumice votash hoqi imunitetin e ish-ministrit te Transporteve, Lulzim Basha. Shkaku i zhveshjes nga mbrojtja ligjore e Bashes ishte qe Prokuroria e Pergjithshme te mund ta hetonte ate per tenderin e rruges Durres-Kukes, akuze qe ne kohen e Sollakut.