Ndoka te Topi: Po me sulmon PD

Kreu demokristian, Ndoka, ka zhvilluar dje ne oret e pasdites nje takim me kreun e shtetit, Bamir Topi. Takimi koke me kohe, qe ka zgjatur perreth nje ore, mesohet se ka pasur si objekt bisede situaten politike ne pergjithesi dhe ate brenda kampit te mazhorances ne vecanti. Behet e ditur se brenda ne takim, Ndoka i ka paraqitur kreut te shtetit gjithe shqetesimin e tij ne lidhje me sulmet qe po i behen nga segmente te caktuara brenda PD, ne perpjekje per te percare Partine Demokristiane. Mesohet se kreu demokristian ka ndermarre kete takim me Presidentin Topi, thjesht per ta informuar ate per perplasjet e importuara nga pjese brenda PD, te cilat mund te rrezikojne stabilitetin qeverises. Ai ka saktesuar se keto presione rrezikojne te destabilizojne situaten, per shkak dhe te peshes parlamentare qe ka PDK, dhe per pasoje mund te ndikojne ne anetaresimin e plote ne strukturat euroatlantike, proces i cili pritet te ndodhe ne prill te vitit te ardhshem. Kete takim sqarues, kreu demokristian, Ndoka, e ka ndermarre pas takimit qe ka pasur tri dite me pare me Kryeministrin Berisha. Mesohet se dhe ne kete takim, Ndoka nuk ka munguar te shprehet qarte ne lidhje me sulmet qe jane ndermarre ne vijimesi, dhe me pike kulmore keto ditet e fundit ndaj tij dhe Partise Demokristiane per ta percare ate dhe per te ndikuar ne stabilitetin qeverises. Kreu i PDK i ka permendur emra konkrete te perzier ne kete situate presioni dhe trysnie ndaj tij, duke mos lene jashte saj segmente te drejtuar nga nenkryetarja e PD, njeheresh Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Nje situate e tille, sipas Ndokes, eshte e paprecedent, qe nje parti politike te nderhyje ne punet e brendshme te nje partie tjeter, aq me teper nje partie aleate kryesore ne qeverisje. Pikerisht nje “desantim” te tille, Ndoka ka paraqitur dhe te Topi, por kete radhe mesohet se e ka shoqeruar dhe me kercenimin se ne rastin e mos nderprerjes se sulmeve nga ana e segmenteve te caktuara te PD, ai do te ankohet ne institucionet nderkombetare, OSBE, Komisioni Evropian, Keshilli i Evropes dhe ne ambasadat e vendeve me te fuqishme te akredituara ne Shqiperi. Mesohet se nga Topi, por dhe tri dite me pare nga Berisha, Ndoka ka marre garanci maksimale per te eliminuar interferimet e segmenteve te caktuara te PD, te drejtuara nga Topalli ne Partine Demokristiane, me qellim percarjen dhe dobesimin e kesaj partie, sic eshte bere dhe me te djathten historike, PLL dhe PBK, vite me pare qe tashme jane kthyer ne parti inekzistente. J.Marena
Ndoka akuzoi Topallin se qendron pas sulmeve
Kreu demokristian, Nard Ndoka, disa dite me pare, por dhe gjate takimeve ne Korce, nuk ka munguar te deklaroje publikisht se prapa sulmeve ndaj partise se tij qendron Kryetarja e Kuvendit, njeheresh nenkryetare e PD, Jozefina Topalli. Sulmet per shkaterrimin e PDK jane te dirigjuara pikerisht nga Topalli, eshte shprehur kryetari demokristian, i cili argumenton se kerkohet dominance per arsye teresisht personale. Ai e ka akuzuar Kryeparlamentaren si nje person qe nuk duhet te jete ne politike. Duke treguar rruget, nepermjet te cilave Topalli, sipas Ndokes, kishte arritur te bindte perfaqesues te kesaj partie per t'i dale kunder, nuk kurseu as fyerjet personale ndaj saj. Ndoka e quajti Topallin "nje fatkeqesi kombetare" dhe theksoi se ajo po demtonte edhe vete Partine Demokratike. “Topalli eshte turp te jete ne politike ne vitin 2008. Ajo eshte e shfrenuar per pushtet. Ka humbur nocionin shpirteror dhe njerezor te saj dhe per kete me vjen keq", ka deklaruar Ndoka.