Ndoka:Pa karta identiteti nuk mund të ketë zgjedhje të lira
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka në një intervistë për VOA-n, deklaroi se nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri pa karta identiteti. Sipas tij, ka tendencë për zvaritjen e procesit."Pa pajisjen me karta identiteti të shqiptarëve nuk do ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme",tha Ndoka. Kreu i PDK-së, e konsideroi të domosdoshme që të ketë paktën katër alternativa në zgjedhjet e qershorit ku pjesë e njërës prej tyre është edhe PDK-ja, pra Poli i Lirisë. Sa i përket Kodit Zgjedhor, Ndoka tha se kontestimet tona të kësaj partie janë për kodin, sidomos për ndarjen elektorale për qarqet, pasi pragu është rritur shumë. "Kjo tendencë për rritjen e pragut ishte e qëllimshme", tha Ndoka. Duke iu referuar zgjedhjeve Ndoka tha se pati një tendencë për të eleminuar pluralizmin politik në Shqipëri, por është e rëndësishme që duke u përballur edhe me një kod zgjedhor të miratuar, të gjendet një mundësi që nëpërmjet aleancave zgjedhore të realizohet një pluralitet politik.