Shqipëria,bëhet "de jure" anëtare e NATO-s

Një ditë më prarë kreu i Aleancës së Atlantikut, Shefer i dorëzoi qeverisë shqiptare ftesën e anëtarësimit ndërsa në samitin e 3-4 prillit që mbahet në Strazburg, vendi ynë do të bashkohet zyrtarisht në NATO. Shqipëria bëhet "de jure" anëtare e NATO-s. Ka përfunduar ceremonia në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ceremonia u zhvillua në Washington, ku Shqipëria u përfaqësua nga amabasadori i Shqipërisë në SHBA, Aleksandër Sallabanda. Në ceremoni ishte pjesëmarrëse edhe ambasadorja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç dhe diplomati Dritan Mishta. Shqipëria depozitoi pranë DASH instrumentin e ratifikimit të Aderimit në Traktatin e Atlantikut të Veriut.