E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mishta:Shqipëria,juridikisht anëtare e NATO-s

Me depozitimin e dokumenteve të ratifikimit, Shqipëria është juridikisht, një vend anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut, ndërsa më 4 prill mbetet vetëm zyrtarizimi i anëtarësimit. Në një prononcim telefonik, për "Ora News", diplomati Dritan Mishta, pohoi se "me ceremoninë e depozitimit të instrumenteve të anëtarësimit, dhe firmosjen e protokollit, Shqipëria është pjesë e Aleancës së Lirisë"'. Sipas Sektetarit të Parë të Ambasadës tonë në Uashington, "ceremonia u zhvillua në sallën kryesore të protokolleve, ndërsa të pranishëm ishin personalitete të larta amerikane". Gjatë prononcimit për Ora News, Mishta tha se zyrtarët e DASH-it vlerësuan reformat pozitive dhe efektive të ndërmarra nga qeveritë shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›