Pasurite e gjyqtareve te dekretuar nga Topi

Kush jane njerezit e dekretuar nga Presidenti i Republikes per Gjykaten Kushtetuese dhe ate te Larte karriera dhe pasuria e gjithsecilit prej tyre
TIRAN - Kuvendi i ka nisur pyetjet kandidateve per anetar te Gjykates Kushtetuese. Pas dekretimit nga kreu i shtetit i kater emrave per kete gjykate deputetet kane hartuar nje sere pyetjesh per kandidatet. Kerkese i eshte bere edhe institucioneve te cilat do te japin mendimin e tyre per kandidatet.
Gazeta Shekulli ka mundur te zbardhe pasurine e tre kandidateve te dekretuar nga kreu i shtetit per anetar te Gjykates Kushtetuese dhe te tre kandidateve per anetar te Gjykates se Larte. Ne baze te ligjit Nr. 9049 date 10.4.2003 Per Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive te Detyrimeve Financiare te te Zgjedhurve dhe te disa Nepunesve Publike gjyqtaret jane te detyruar qe te deklarojne pasurine qe ata dhe te afermit e tyre zoterojne.
Pasurine nuk e ka deklaruar vetem Ardian Leka i cili aktualisht punon si avokat dhe per pasoje nuk detyrohet te publikoje pasurine e tij. Gjyqtari Fatmir Hoxha aktualisht eshte ne krye te Gjykates se Apelit ne Shkoder. Juristja Edlira Jorgaqi eshte drejtoreshe e legjislacionit ne Prokurorine e Pergjithshme.
Gjyqtari Artan Hoxha eshte nje prej anetareve te Gjykates se Larte nga viti 1999 deri ne vitin 2008. Dekretet e kater kandidateve per ne Gjykaten Kushtuese kane mberritur ne Kuvend ku pritet qe te nise procesi i diskutimit dhe me pas miratimi ne parlament. Rregullorja percakton se Komisioni i Ligjeve shqyrton fillimisht permbushjen e kritereve kushtetuese e ligjore dhe meriten e cdo kandidati permes CV-ve te tyre dhe me pas zhvillon me ta seance degjimore.
Gjykata Kushtetuese sipas ligjit themeltar te shtetit perbehet nga 9 anetare te cilet emerohen nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit. Gjyqtaret emerohen per 9 vjet pa te drejte riemerimi nga radhet e juristeve me kualifikim te larte dhe me pervoje pune jo me pak se 15 vjet ne profesion.
Gjyqtari Fatmir Hoxha
Kryetari i Gjykates se Apelit Shkoder Fatmir Hoxha ne deklaraten e tij te pare te pasurise per vitin 2003 ka deklaruar se te ardhurat nga paga jane rreth 1.1 milione leke. Hoxha ka ne bashkepronesi me bashkeshorten e tij nje apartament 1-1 ne Shkoder me siperfaqe 65 m dhe vlere 17 milione leke.
Apartamenti eshte blere nga kursimet e pages dhe nga nje kredi me vlere 7860 euro e marre ne nje nga bankat e nivelit te dyte ne vend. Nderkohe ne vitin 2003 gjyqtari Hoxha ka hapur nje depozite te perbashket me bashkeshorten e tij ku ka depozituar shumen 330 mije leke te reja dhe nje vit me vone ka shtuar edhe 320 mije te tjera.
Ne vitin 2004 gjyqtari ka shlyer 7860 euro nderkohe qe shuma e detyrimit financiar si pasoje e interesave ka qene 945 euro. Per vitin 2005 kandidati per anetar te Gjykates Kushtetuese e ka shtuar pasurine e tij me rreth 612 mije leke.
Te ardhurat nga paga gjate ketij viti kane qene rreth nje milione leke ndersa ne kete periudhe gjyqtari Hoxha nuk ka derdhur asnje lek per te shlyer detyrimin e tij ndaj bankes per kredine e marre per shtepine pasi i ka lene per ti shlyer ne vitin 2006 ku ka shlyer edhe kestin e fundit prej 945 euro.
Te ardhurat nga paga gjate ketij viti jane shtuar duke perfituar ne total rreth 1.3 milione leke bashke me shperblimet. Ne deklarimin e pasurise per vitin 2007 prane ILDKP-se kandidati per anetar i Gjykates Kushtetuese ka deklaruar se gjate ketij viti pasuria e tij eshte shtuar me rreth 500 mije leke si pasoje e kursimit nga paga dhe nga te ardhurat e fituara.
Gjate ketij viti te ardhurat nga paga kane qene rreth 1.5 milione leke. Ne vitin 2008 me te ardhurat nga paga Hoxha ka blere edhe nje autoveture me vlere 200 mije leke.
Ne deklaraten e fundit te pasurise se deklaruar per vitin 2009 Hoxha ka deklaruar se pasuria e tij eshte shtuar me 300 mije leke si pasoje e kursimeve nga paga si dhe interesat bankare. Gjate vitit te kaluar gjyqtari Hoxha ka fituar nga paga dietat dhe shperblimet shumen rreth 1.3 milione leke.