Davutoglu- Haxhinastos Ndihme per integrimin e Kosoves

Gjate takimit dy ministrat diskutuan lidhur me marredheniet midis dy vendeve ne kuadrin dypalesh e ne ate te bashkepunimit rajonal e te organizatave nderkombetare.
Dy homologet vleresuan marredheniet tradicionalisht te shkelqyera shqiptaro-turke dhe diskutuan mbi rruget konkrete te forcimit e intensifikimit te metejshem te tyre. Takimi i komisionit te perbashket ekonomik do te ndikoje drejtperdrejt ne kete drejtim.
Haxhinasto vleresoi rritjen e jashtezakonshme te volumit te shkembimeve ekonomike e tregtare dhe theksoi se mirepriten investitoret turq vecanerisht ne zhvillimin e turizmit. Ministri Haxhinasto vleresoi gjithashtu mbeshtetjen e Turqise dhene Shqiperise dhe tere faktorit shqiptar ne rajon ne mbeshtetjen per pavaresine dhe njohjen nderkombetare te Kosoves. Ne kete kontekst ministri turk Davutoglu shprehu sigurimet e mbeshtetjes se vendit te tij per integrimin e Kosoves ne nismat rajonale dhe organizmat e ndryshme nderkombetare.
Dy Ministrat diskutuan per venien ne zbatim te marreveshjes per thellimin e metejshem te bashkepunimit midis dy sherbimeve tona te jashtme si ne kuadrin dypalesh ashtu edhe ne ate te nismave rajonale e organizatave nderkombetare. U ra dakort qe te bashkepunohet per prezencen e diplomateve shqiptare edhe ne ato vende ku Republika e Shqiperise nuk ka perfaqesi diplomatike. Ministri Davutoglu e ftoi Ministrin Haxhinasto per nje vizite zyrtare ne Ankara ftese e cila u prit me kenaqesi nga ky i fundit.
2010-09-21 1007