E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndotja, BE-ja ngul këmbë për taksën ndaj avionëve

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “AFP”, e cila citoi zyrtarë danezë. Danimarka mban presidencën e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
     
"Deri sa një zgjidhje ndërkombëtare nuk do të gjendet për të reduktuar përhapjet e transportit ajror, BE-ja do të mbajë sistemin ETS, tarifa e karbonit të BE-së dhe kam përshtypjen se kemi një Këshill të 27 vendeve të BE-së të bashkuara për këtë çështje", deklaroi për shtypin ministri danez për Klimën, Martin Lidegaard.
     
Ministri theksoi se negociatat rreth përhapjeve të sektorit ajror civil ishin duke u zhvilluar si pjesë e Organizatës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar./Start/

                                                                                             2012-03-09 17:49
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›